“Dashuritë e Presidentit”, premiera më 11 prill në Teatrin Kombëtar Eksperimental

Dashuritë e presidentit të parë të SHBA-ve, George Washington do “të rrëfehen” në një shfaqje në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, duke filluar prej 11 prillit. Shfaqja sjell para publikut artisten e mirënjohur Luiza Xhuvani si dhe Kristjana Dodaj, Kevin Rrapaj dhe Greta Bacin.
Një përballje e fortë, plot emocion, ku dy rivalet për herë të parë zbulojnë fakte dhe ngjarje të reja, që do ti ndryshojë ato rrënjësisht. Shfaqja me autorësi nga Miro Gavran vjen në autorësinë e Andi Begollit.
“Është një dramë psikologjike, unë mendoj dhe shumë aktuale për ditët e sotme pavarësisht se flitet për vitet 1800”, tha autori Andi Begolli.
Menjëherë pas vdekjes së Presidentit të parë të SHBA-së George Washington, gruaja e tij Marta, fton në shtëpinë e saj, ish të dashurën e burrit.
“Roli im është Silvia e dashura e presidentit sipas autorit, e cila vjen në shtëpinë ku e ka ftuara gruaja e presidentit që të flas rreth tij”, tha artistja Kristjana Dodaj
Shfaqja do të jepet për publikun nga data 11 deri me datën 15 Prill në orën 20: 00 në ar Turbina.
Gazetare: Xh. Kondi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




