Dikur ka qenë i famshëm, Eva Alikaj ka dy fjalë për Ermal Mamaqin

Aktorja e famshme e kinematografisë Shqiptare, Eva Alikaj është rikthyer sërish në vëmendje të publikut. Gjatë një interviste me moderatorin Ermal Qori në programin N’Kinema, ajo është ftuar që të ndjekë në kinema filmin e fundit të prodhuar nga Mamaqi “Dy Gishtë Mjaltë”, ndërsa reagimi i saj ka qenë i papritur.
“Ky ka qenë shumë i famshëm, domethënë ka pasur shumë sukses, njëshi, por dyshi nuk e di… e shohim pse jo”, është përgjigjur aktorja.
Kujtojmë që Eva Alikaj ka patur një përplasje virtuale më herët me Ermal Mamaqin, pikërisht duke e akuzuar që ky i fundit nuk e kishte pranuar në film dhe ishte treguar shumë arrogant në bisedën telefonike me të.
Në përfundim të filmit, pyetjes së gazetarit se nëse i pëlqeu filmi, Eva u shpreh shkurt: “E rëndësishme është që është film shqiptar.”
Mos vallë nuk i pëlqeu filmi?
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




