Muzeu Historik i Shkodrës përkujton akademikun Jup Kastrati

Sociale | 3 vite më parë

Muzeu Historik po e kthen në traditë zhvillimin e aktiviteteve përkujtimore në nderim të personaliteteve të shquara të Shkodrës dhe kulturës kombëtare. Një prej atyre ishte edhe albanologu shkodran Jup Kastrati.

Takimi “In Memoriam” erdhi në kuadër të 100-vjetorit të lindjes si dhe Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Në të morën pjesë figura intelektuale të Shkodrës, mes tyre edhe bija e tij, Diana Kastrati.

Më tej, Diana Kastrati, njëherazi edhe drejtuese e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët u shpreh se nga veprimtaria hulumtuese e Jup Kastratit ka ende për të zbuluar.

“Takime të tilla i shërbejnë nxitjes së studimeve të thelluara për personalitete të tilla“, shprehet Përgjegjësi i muzeut, Sokol Parmeza.

Vepra e profesor Jup Kastratit, sot konsiderohet trashëgimi e paçmueshme e albanologjisë. Në veprimtarinë e tij të gjerë shkencore ai ka botuar: monografi, studime, artikuj të shumtë shkencorë, në të cilat janë trajtuar probleme nga disiplina gjuhësore, letrare, historike dhe plot të tjera.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme