Filmi “Oppenheimer” triumfon në BAFTA me 7 çmime, përfshirë fotografinë më të mirë

Filmi “Oppenheimer” triumfoi në ceremoninë e çmimeve BAFTA, duke rrëmbyer 7 të tilla, përfshirë filmin më të mirë dhe aktorin më të mirë për Kilian Mërfi (Cillian Murphy). 5 çmime të tjera BAFTA i fitoi filmi “Poor Things” përfshirë aktoren më të mirë për Ema Ston (Emma Stone).
Mërfi u shpall aktori më i mirë për interpretimin e J. Robert Openhajmer (Oppenheimer), i njohur si babai i bombës atomike, ndërsa Robert Dauni Jr. (Downey) fitoi aktorin më të mirë në rol dytësor.
Edicioni i 77-të i çmimeve BAFTA u zhvillua më 18 shkurt, në Royal Festival Hall të Londrës. BAFTA është një nga ngjarjet kryesore të sezonit të çmimeve në kinematografi, i cili kulmon me çmimet Oscars në mars.
Lista e fituesve
- Filmi më i mirë: Oppenheimer
- Aktorja më e mirë: Emma Stone – Poor Things
- Aktori më i mirë: Cillian Murphy – Oppenheimer
- Aktorja më e mirë në rol dytësor: Da’Vine Joy Randolph – The Holdovers
- Aktori më i mirë në rol dytësor: Robert Downey Jr – Oppenheimer
- Regjisori më i mirë: Oppenheimer – Christopher Nolan
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




