Kontributi i Mirush Kabashit- Për Kosovën e lirë nuk u luftua vetëm me armë, por dhe me fjalë

Kosovë | 3 vite më parë

Për Kosovën e lirë e të pavaruar nuk u luftua veç me armë, por edhe me fjalë. Dhe një prej këtyre luftëtareve ishte edhe aktori i madh, Mirush Kabashi i lidhur nga gjaku me Kosovën për shkak të prejardhjes së tij Gjakovare.

Lufta në Kosovë nisi në Shkurt të 1998, ndërkohë pa humbur kohë, pas shumë pune dhe përgatitjesh, artisti i madh Mirush Kabashi, u nis në turneun më të gjatë në Europë së bashku me 9 artistë të tjerë, konkretisht në 16 Shtete dhe 114 qytete me një mision, për të sensibilizuar të rinjtë emigrantë shqiptar për pjesëmarrjen në luftën e Kosovës dhe për të mbledhur të holla për fëmijët e mbetur pa shtëpi e pa familje në gjithë hapësirën e Kosovës.

Artisti  “luftoi”për çlirimin e Kosovës me armën më të fuqishme që posedonte, FJALëN, fuqinë e së cilës Mirushi në atë kohë, e përcolli nëpërmjet poezisë, dhe ndër shume poezi, jehonën më të madhe e përcolli me “Poem Kosovar” e shkruajtur nga shkrimtari Mitrush Kuteli me të cilën ngriti sallat, stadiumet dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve peshë, anembanë botës.

Poezitë e interpretuara prej tij artistit të madh si ‘ Poeme Kosovare’ apo ‘O moj Shqypni’ , ‘Vajza e Flamuri’, ‘Gjuha shqype’ etj, qenë kushtrim për qëndresë e luftë deri në qershor 1999 në çlirimin e Kosovës.

Për këtë kontribut, me 14 qershor të vitit 2000, i është akorduar titulli ‘Mirënjohje e Qytetit të Gjakovës’ dhuruar në Stadiumin e këtij Qyteti në prani të  5 mijë spektatorëve, nga Bashkia e këtij Qyteti.

Ndërsa më 20 maj 2004, Shoqata e Invalidëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i Akordon titullin ‘Mirënjohje për Kontributin e Dhënë Gjatë Luftës në Kosovë’

RTSH

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme