Kledi Kadiu në “Verissimo”: Prezantimi i Fest 62 një eksperiencë e jashtëzakonshme

Pas një eksperience si prezantues i edicionit të 62-të të Festivalit të Këngës në Shqipëri, Kledi Kadiu iu rikthye jetës së tij në Itali. Balerini ka qene i ftuar në emisionin Verissimo, në një nga mediat me te rëndësishme italiane Kledi ka rrëfyer detaje nga jeta e tij private për problemet shëndetësore te djalit por edhe për karrierën e tij dhe eksperiencën e jashtëzakonshme si një nga prezantuesit e festivalit të 62 në RTSH.
Pas një eksperience si prezantues i edicionit të 62-të të Festivalit të Këngës në Shqipëri, Kledi Kadiu iu rikthye jetës së tij në Itali. Balerini ka qenë i ftuar në emisionin Verissimo, të dielën e 4 shkurtit në një nga mediat me te rëndësishme italiane “Canale 5”.“Ai është një balerin i madh dhe një super baba”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të emisionit. Kledi ka rrëfyer në Verisimo detaje nga jeta e tij private për problemet shëndetësore te djalit por edhe për karrierën e tij dhe eksperiencën e jashtëzakonshme si një nga prezantuesit e festivalit te 62 ne RTSH. Ku u shpreh se ishte një eksperience emocionuese dhe e jashtëzakonshme te ishe ne skenën e festivalit
Verissimo është programi që ka mirëpritur ndër vite personazhet e njohura të artit, politikës dhe jetës sociale në Itali. “Verissimo” është shndërruar në një strehë të ngrohtë televizive ku personazhet nuk kanë frikë të tregojnë veten në të gjitha dimensionet e tyre.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




