Eurovision 2024, Shqipëria performon e 6-ta në natën e dytë të gjysmëfinales

Shqipëria do të performojë natën e dytë të gjysmëfinales së Eurovision 2024 që do të zhvillohet në Malmo të Suedisë. Vendi ynë, pas hedhjes së shortit, është përcaktuar se do të jetë i 6-ti në radhë, të enjten e 9 majit 2024, kur do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja e dytë.
Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2024, me këngën “Zemrën n’dorë”.
Ajo ka marrë besimin e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovizion-it.

Në natën e parë më 7 maj do të performojnë: Ukraina , Qipro , Polonia , Serbia ,Lituania, Kroacia, Irlanda ,Sllovenia, Islanda, Finlanda, Portugalia , Luksemburgu, Australi , Azerbajxhani , Moldavia .
Në natën e dytë më 9 maj do të performojnë: Austria, Malta, Zvicra, Greqia, Republika Ceke, Shqipëria, Danimarka, Armenia, Izraeli, Estonia, Gjeorgjia, Holanda, Norvegjia, Letonia, San Marino, Belgjika.
Vetëm 16 shtete do të zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të vijuar më pas në finalen e madhe që do të zhvillohet më 11 maj, të cilat do tu bashkohen 5 shteteve të përhershme finalist që janë: Spanja, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Gjermania, si dhe vendi fitues i vitit të kaluar që është Suedia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




