“Studio Kadare” – Muzeu i veçantë, që po tërheq gjithmonë e më shumë vizitorë

Prej 4 vitesh shtëpia ku ka jetuar një nga shkrimtarët më të njohur shqiptar, Ismail Kadare është shndërruar në një muze të veçantë, që ka pritur shumë vizitorë, të cilët kanë gjetur këtu që nga sendet personale e deri tek dorëshkrimet e shkrimtarit.
E vendosur në katin e tretë të një pallati në Rrugën e Dibrës projektuar nga arkitekti Maks Velo, apartamenti ruan strukturën e tij origjinale, duke i lejuar vizitorët të projektojnë Kadarenë në momentet e krijimtarisë artistike.
Vepra e Kadaresë është përkthyer në 45 gjuhë të botës, kur rekordin e shënon romani “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, vizitorët mund të gjejnë në këtë muze edhe shkrime të pabotuara.
Ndërkohë të dielën është 88 vjetori i lindjes së shkrimtarit dhe në studion Kadare do të mbahen aktivitete të ndryshme artistike. Të dielën në studio Kadare, hyrja do të jetë e lirë për të gjithë vizitorët.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




