125 vjetori i lindjes se Lasgush Poradecit, revista e njohur Lishtungen edicion special kushtuar poetit

Biblioteka Kombëtare në bashkëpunim me ambasadën austriake në Tiranë kanë organizuar aktivitetin kushtuar Poetit Lasgush Poradeci në 125 vjetorin e lindjes se tij. Revista e njohur Lishtungen i kushton një edicion special poetit ku poezitë e tij mund të lexohen për herë të parë gjermanisht krahas teksteve të autorëve bashkëkohor shqiptar dhe austriak
Biblioteka Kombëtare në bashkëpunim me ambasadën austriake në Tiranë kanë organizuar aktivitetin kushtuar poetit Lasgush Poradeci në 125 vjetorin e lindjes se tij.
Lasgush Poradeci ka jetuar për 10 vite në Graz te Austrisë atje ku dhe u diplomua . Nisur nga kjo një edicion special i revistës së njohur letrare Lishtungen i kushtohet poetit të shquar Lasgush Poradeci .
Në këtë reviste dy gjuhëshe poezitë e Lasgushit mund të lexohen për herë të parë gjermanisht krahas teksteve të autorëve bashkëkohor shqiptar dhe austriak . Poezitë kanë ardhur të përkthyera nga Lindita Komani e cila rrëfen magjinë e Lasgushit të madh.
Vite më parë akademiku Eqerem Çabej citonte se me siguri do të vijë dita kur Shqipëria ti kthejë botës Lasgush Poradecin , ku ai qëndron me poezitë e tij të papërsëritshme.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




