“Shake Spirit” në Cirkun Kombëtar, shfaqje me mesazhe nëpërmjet gjuhës së artit

Kulturë | 3 vite më parë

Performanca akrobatike, ekuilibri, numra zhonglimi dhe kërcime është e përbërë shfaqja “Shake Spirit” nga trupa e Cirkut Kombëtar e cila do të dhurojë emocione për publikun edhe këtë fundjavë në shtëpinë e improvizuar pranë Komunës së Parisit.

Kjo shfaqje përcjellë mesazhe të forta nëpërmjet gjuhës së artit dhe veprimit ndër njerëzor, mesazhin e duhur përtej gjuhës së konfliktit, duke vendosur në plan të parë njeriun, jetën dhe aspiratën e tij, për t’i dhënë fund dilemës shekspiriane “Të jesh a të mos jesh”.

Cirku Kombëtar me një histori dhe traditë  të gjatë e të suksesshme vijon të përçojë ende magjinë e tij edhe tek brezat e rinj, kjo vërehet tek interesi i lartë për t’u bërë pjesë e skenës ë tij.

Kjo shfaqje do të vijë për publikun edhe këtë fundjavë, në datat 27 dhe 28 janar për të dhuruar të tjera surpriza dhe emocione për të gjithë dashamirësit e tij.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme