Shkodra pret Ansamblin Popullor – Spektatori shijon perlat e krijimtarisë popullore

Kulturë | 3 vite më parë

Shkodra mirëpriti Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore në Ditën e Krishtlindjes në sheshin e mbushur me qytetarë të shumtë që kishin ardhur për të ndjekur shfaqjen artistike me këngë e valle tradicionale nga jugu në veri përmes skenës lëvizëse.

Me disa nga këngët më të bukura të një repertori të përzgjedhur me kujdes, mes tyre dhe ato shkodrane, artistët e Ansamblit Popullor mbajtën të mbërthyer publikun për më shumë se 90 minuta shfaqje artistike. Shkodra u bë një nga stacionet e këtij turi që po ndërmerr për herë të parë Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

“Kemi afruar edhe të rinj dhe prapë po shohim vazhdimin e kësaj sepse siç dihet tradita dhe kultura dhe Ansambli ka qenë një pasaportë jashtë Shqipërisë”, tha drejtori artistik i Ansamblit Popullor, Alban Tahiri.

Përgjegjësja e grupit të valleve, prej një jete në Ansambël, Brikena Jaupaj thotë se të rinjtë po e trashëgojnë mjaft mirë traditën e valleve shqiptare.

Për valltarët është sa kënaqësi aq edhe përgjegjësi ruajtja e kësaj trashëgimie kulturore.

Fundi i shfaqjes artistike bëri artistët e skenës “një” me publikun duke vallëzuar së bashku. Pas Shkodrës, turi i TKOB dhe Ansamblit Popullor do të vijojë në Kukës dhe disa qytete të tjera të vendit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme