Adelina Ismaili së shpejti show në Kosovë, këngëtarja tregon përvojën e saj si anëtare jurie në Fest 62

Kosovë | 3 vite më parë

Festivali i 62-të i këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të mbahet mend për risitë e ndryshme, surprizat e shumta dhe të ftuarit specialë të cilët u ngjitën në skenën magjike të Pallatit të Kongreseve.

Një prej tyre ishte edhe këngëtarja shumë e dashur për publikun e konsideruar si diva e muzikës shqiptare Adelina Ismaili e cila në natën e tretë të festivalit, në natën e nostalgjisë riktheu pas 27 vitesh performancën e famshme të edicionit të 35-të të festivalit ku konkurronte me këngën “Zemrën nuk ta fal” në vitin 1996, e shoqëruar nga kërcimtarë në skenë, Ismaili riktheu nostalgjinë e vitit kur bëri revolucion me paraqitjen e saj ekstravagante.

Adelina u rikthye në skenë pas shumë vitesh mungesë ndërsa takimi me publikun ishte i jashtëzakonshëm, ndërsa këngëtarja premtoi se shumë shpejt do të vij me një show, pasi thotë se  i detyrohet publikut i cili edhe pse kalojnë vitet e ndjek edhe e do.

Këngëtarja kosovare tregon edhe për përvojën e saj si anëtare jurie në festival. Adelina Ismaili këtë edicion të 62 të këngës ishte në rolin e anëtares së jurisë profesioniste së bashku me 10 personazhe të tjerë të spikatur nga fusha të ndryshme.

Gazetare: K.Kule

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme