U rikthye në Festivalin e Këngës, Besa Kokëdhima: Vij me pretendimin për të fituar

Kulturë | 3 vite më parë

Besa Kokëdhima u rikthye në Festivalin e Këngës, teksa garon në Fest 62 me këngën “Zemrën n’dorë”. E pasi përfundoi performancën e saj, Besa tregoi emocionet e saj në “Këndi i Radio Tiranës”. Këngëtarja nuk hezitoi të thoshte prerazi se pretendimi i saj është për të fituar.

“Jam shumë e kënaqur që jam kthyer dhe në momentin e parë që u futa në pallatin e Kongreseve për prova, thash sa më paska marrë malli. Prezantimi i fundit ka qenë “E bukura dhe bisha” në vitin 2009. Kur kemi nisur të punojmë këngën, nuk ka qenë me mendimin për të qenë në Festival. Me Kledin thamë hajde të bëjmë një këngë për qejfin tonë, por duke u zhvilluar kënga thash po sikur ta çojmë në Festival? Këtë vit vij me pretendimin për të fituar. Nuk e bëra këngën për të marrë pjesë në Festival, por në momentin që jam këtu me një këngë që kemi punuar me shumë emocion dhe ka shumë risi brenda”, tregoi Besa.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme