Ekspozita ‘Udhët’, pedagogët e Universitetit të Arteve ekspozojnë punimet e reja

Kulturë | 3 vite më parë

Piktura, skulptura, qeramika, instalacioni dhe fotografia janë vetëm disa nga punimet artistike që një grup pedagogësh të universitetit të arteve të bukura  kanë ekspozuar në Galerinë Fab këtë fundviti. Kjo ekspozitë e cila I drejtohet veçanërisht studentëve të artit vjen me disa risi, ndërsa tematika e papërcaktuar bën që larmishmëria dhe aktualiteti të zënë vend si një thirrje e fshehur.

Ekspozita të tilla kolektive janë të një rëndësie të veçantë pasi I vendos artistet në diskutime të mirëfillta, ndërsa studentët shohin një anë tjetër të pedagogëve të tyre. Ekspozita ‘udhët’mbyll rrugëtimin e saj në datën 20 dhjetor.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme