Bie interesi për librin/ Shkrimtari Viktor Gjikolaj: Leximin virtual nuk e zëvendëson librin

Megjithëse libri është cilësuar në çdo kohë thesar i çmuar për të pasuruar boten e brendshme të njeriut, apo si kultivues i vlerave të dijes dhe qytetarisë, interesi për librin në Lezhë po vjen gjithnjë në rënie.
Kjo është dëshmuar shpesh edhe në gjuhen e statistikave, teksa të rinjtë rezultojnë më pak të lexuar.
“Leximet më të shumta i bëjnë nëpër rrjetet sociale. Atje hidhen gjithfarë materialesh, gjithfarë lëndësh jo të sigurta për nga referenca. Leximi virtual për mua nuk e zëvendëson librin. Libri është shumë më i afërt, shumë më i ngrohtë, e shfleton, e vendos te tavolina, te jastëku. Është një raport shumë i bukur,” thotë shkrimtari Viktor Gjikolaj.
Shkrimtari dhe studiuesi Viktor Gjikolaj kërkon një punë më të madhe nga prindërit dhe shkollat që t’i orientojnë fëmijët drejt leximit të librave.
“Ky është një aspekt që vetë shoqëria duhet të reagojë. Një punë të madhe në këtë punë duhet të bëjnë edhe shkollat, që t’u rekomandojnë libra nxënësve, t’i bëjë ata pjesëmarrës në veprimtari letrare,” shprehet Gjikolaj.
Zhvillimi i botës virtuale shihet si shkaku kryesor i rënies së leximit të librit, fenomen i cili ka ardhur gjithnjë në rritje gjatë viteve të fundit.
Gazetare: Megi Mëhilli
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




