Junior Fest 2023, përzgjidhen 16 konkurentët e natës finale që mbahet në 22 shtator

Prej kohësh Radio Televizioni Shqiptar po punon me promovimin e të rinjve dhe tashmë janë shpallur 16 finalistët e festivalit për fëmijë “Junior Fest 2023”.
Sipas Bojken Lako spektakli i natës finale këtë vit është konceptuar si një festë muzikore e të gjitha gjeneratave që përfaqësojnë brezin e ri dhe që kanë marr pjesë në festivale.
”Junior Fest këtë vit është konceptuar si një festë jo vetëm e këngëtarëve të vegjël të cilët sapo janë përzgjedhur nga komisioni selektues muzikor në konkursin Junior Fest dhe janë përzgjedhur 16 këngëtar dhe këngët që do të jenë finaliste do të ndiqen në skenë me këngët e tyre origjinale dhe përveç këngëtarëve të vegjël të përzgjedhur do të ketë edhe këngëtar të rinj si Arsi Bako, Niki Zaimi & Band, Melodajn Mancaku, Luna Çausholli” tha Bojken Lako.
Në një natë plot surpriza me të ftuar special finalja do të mbahet më datë 22 shtator në Piramidën e Tiranës. Fituesi i Junior Fest 2023 do të jetë edhe përfaqësuesi i ardhshëm i Shqipërisë në Eurovizion Junior që do të mbahet në 21 nëntor në Francë.
Gazetare Klea Koka
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




