Skënderbeu dhe Elez Isufi bëhen murale në Bulqizë

Kulturë | 3 vite më parë

Të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt Dibrës nëpërmjet rrugës së Arbrit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës do të shohin këto dy murale.

Portreti i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe ai i dëshmorit Elez Isufi janë vendosur në muret anësore të urës që lidh dy lagjet e Bulqizës. 

Këto dy portrete janë vepër e autorit Bledar Çakalli.

Ai thotë se nëpërmjet këtyre pikturave, që ka bërë jo vetëm këtu, por në shumë vende të tjera, synon të jetësojë historinë e kombit shqiptar me ata që kanë dhënë jetën për vendin.

Çakalli shton se i detyrohet vendlindjes për të pikturuar këto murale.

“Në fillim ka qenë pasion. Nga detyrë m’u kthye në një sfidë, që këto piktura dhe historia e kombit shqiptar të ringjallen nëpërmjet artit,” shprehet piktori Çakalli.

Muralet me portretin e Skënderbeut dhe Elez Isufit të pikturuara nga Bledar Çakalli mund të shihen nga qindra persona, që udhëtojnë në drejtim të Dibrës dhe në Bulqizë.

Gazetar: Marjo Merhori

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme