Suveniret/ Interes turistik për punimet artizanale të Gjirokastrës

Çdokush që viziton Gjirokastrën dëshiron që në largim të marrë një suvenir me motive nga ky qytet.
Punime të tilla të realizuara me mjeshtëri nga artizanët gjirokastritë kanë tërhequr vëmendjen e turistëve.
“Vij nga Italia dhe për herë të parë në vendin tuaj. Isha në Vlorë, Sarandë e tani edhe në Gjirokastër. Sapo isha në një dyqan suveniresh dhe bleva disa të tilla se më pëlqejnë shumë. Në Itali rrallë gjen dyqane suveniresh dhe artizane,” thotë një turist italian.
“Qilimat tradicionalë kanë ngjyra shumë të ndezura. Më kanë tërhequr jashtë mase. Artizanati është vlerë për vendin tuaj dhe meriton jehonë anembanë botës,” shprehet një turiste.
“Gushti gjithmonë ka qenë kulmi i sezonit turistik. Ne kemi qenë të përgatitur për këtë punë, se e dimë nga përvoja,” shton një shitës.
Tashmë zhvillimi i artizanatit dhe punimeve karakteristike është kthyer në një nxitës të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në Gjirokastër.
Gazetare: Megi Mëhilli
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




