Kalendari festiv i Përmetit, piktorja Puleshi që frymëzohet nga kostumografia popullore

Kulturë | 3 vite më parë

Adriana Puleshi është një artiste me përvojë në artet figurative dhe këto ditë ishte e pranishme me punimet dhe penelin e saj në aktivitetet e sezonit turistik në qytetin e Përmetit. Motivet që frymëzojnë piktoren janë nga kostumografia jonë popullore, jo vetëm nga krahinat e jugut por nga mbarë trevat shqiptare.

Veshja e trashëguar brez pas brezi do shekuj të ndryshojë, por Adriana thotë se kostumografia jonë popullore është mjaft e pasur në ngjyra, ornamente dhe modele.

“Më përshtaten shumë me stilin tim të pikturës. Më pëlqen shumë kolori, jam ekspresive. Përshtatem shumë me kolorin e  kostumit të veshjes shqiptare, që është shumë i shumëngjyrësh, me forma, motive e elementë të ndryshëm”, shprehet ajo.

Konstumografia popullore për Adrianën është burim frymëzimi, por ajo është artiste e shumë pikturave dhe gjinive të tjera që e bëjnë më të pasur galerinë e pikturave të saj.

Në këto ditë të kalendarit festiv që po organizon bashkia Përmet në sezonin turistik të verës, artistë të tillë, por dhe të tjerë që sjellin pjesë të artit të tyre për ta bërë pjesë të jetës së Përmetit, e bëjnë këtë qytet më të vizitueshëm, më të larmishëm dhe më shumë art.

Gazetar: S. spaho

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme