“Letërsia për fëmijë është mision”, kritika për botimin e pakët të autorëve shqiptarë

Ka një sërë shkrimtarësh shqiptarë që kanë krijuar një fond të artë të letërsisë për fëmijë, si Naim Frashëri, Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Bedri Dedja, e për të ardhur tek disa nga ata bashkëkohorë, si Adelina Mamaqi, Viktor Canaosinaj, Shkëlzen Zalli etj.
Por, sipas studiuesve, referuar viteve të fundit, libri për fëmijë në Shqipëri nuk ka patur të njëjtin lulëzim tek autorët shqiptarë.
Ka pak autorë shqiptarë që sprovojnë veten në këtë zhanër të letërsisë, krahasuar me dekada më parë. Ndryshe ndodh me letërsinë e përkthyer për fëmijë, shifrat e të cilës janë 2-fish më të larta.
Në një vështrim bërë në një nga libraritë e kryeqytetit, vihet re se titujt e letërsisë së përkthyer për fëmijë janë më të shumtë sesa ata të shkruar nga autorët shqiptarë. Kjo referuar edhe kërkesës nga grupmoshat e vogla, sipas personelit të librarisë.
Përsa i përket letërsisë artistike për fëmijë, referuar dekadës së fundit, janë depozituar në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, rreth 60-70 tituj çdo vit.
Gazetare: Ornela Ceka
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




