Muzeu Etnografik i Gjirokastrës, vendodhja më e vizituar e qytetit të gurtë

Muzeu Etnografik i Gjirokastrës mbetet një ndër vendodhjet më të vizituara të qytetit. Këtë e tregon numri i madh i vizitorëve që hyjnë dhe njihen me historinë, personalitetet dhe fillesat e qytetit. Vlerësimet që japin vizitorët janë të ndryshme dhe sigurisht mbresëlënëse.
Për një turist turk godina e muzeut është tepër familjare për nga stili arkitektonik i ndërtimit.
Ndërthurja e historisë, kulturës dhe traditës po tërheq shumë vizitorë shqiptar. Vetëm për muajin qershor muzeun e kanë vizituar rreth 1200 vizitorë. Rikonceptimi artistik i Muzeut Etnografik të Gjirokastrës ka ndikuar edhe tërheqjen e vizitorëve.
Gazetar Norel Zaimi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




