Festivali Mbarëkombëtar i Fëmijëve, sonte nata e parë në Shkodër

Mbrëmjen e sotme ( 4 korrik) do të çelet zyrtarisht edicioni i 61-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë në Shkodër ndonëse atmosfera e tij ka nisur të ndihet prej ditësh në këtë qytet.
Tre netët e festivalit do të zhvillohen në teatrin “Migjeni” ndërsa organizatorët e tij zhvilluan bashkë me provën gjenerale edhe konferencën për mediat duke ndarë detajet e këtij edicioni.
Fëmijët do të vazhdojnë të kenë rolin kryesor në skenarin e festivalit por edhe në skenografinë e tij.
Një përgjegjësi të madhe e konsideron prezantimin e festivalit moderatori Akil Varfi.
Zhvillimi i festivalit në teatrin “Migjeni” këtë vit është diktuar nga kushtet e paqëndrueshme meteorologjike.
Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë do të transmetohet drejtpërdrejt në të trija netët e tij në rrjetin e RTSH.
Gazetar: Marjo Gjini
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




