Nata e pestë e Festivalit Folklorik të Gjirokastrës, Shkodra përfaqësohet me xhubletën dhe lahutën

Qarku i Shkodrës ka mbyllur natën e pestë të Festivalit Folklorik Kombëtar duke emocionuar publikun gjirokastrit dhe dashamirësit e artit popullor.
Lahuta në dorën e këngëtares malësore dhe xhubleta 200 dhe 400 vjeçare në shtatin e saj sollën ritmin shekullor të pikës sonë legjendare nga “Cikli i Kreshnikëve “, pjesë e artë e folklorit shqiptar të njohura si “Këngët e Mujit dhe Halilit”.
Malësia e Madhe dhe Kelmendi, pjesë e grupit folklorik të Shkodrës i sollën spektatorit dhe mbërthyen në meditime me perla nga thellësia e shekujve, me motive thellësisht epiko-luftarake dhe mbijetesë.
Në skenën e magjishme të Kalasë së Gjirokastrës, ata të cilët po spikasin çdo mbrëmje janë fëmijët e moshave të ndryshme të cilët marrin pjesë për herë të parë në këtë festival, ndaj dhe ky event mund të quhet si festivali i të rinjve dhe shkëmbimeve dinamike mes brezave.
Gazetare: Bjolanda Cuku
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




