Nata e katërt e Festivalit Folklorik Kombëtar në Gjirokastër

Kulturë | 3 vite më parë

Qarku i Durrësit duke përfshirë edhe Krujën dhe qarku i  Korçës duke përfshirë Korçë, Devoll, Kolonjë, Pogradec kanë mbushur skenën e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.

Këngë dashurie, valle e ceremoni me ritet e dasmave, bukuria e nuses, mbulimi i saj me dhurata, adhurimi i çiftit, kanë qenë ato çaste të gëzimit e lirikës së jetës që shoqëroi qarkun e Durrësit por edhe trashëgimia e pleqve të Krujës po vazhdon tek më të rinjtë.

Qarku i Korçës përveç sazeve, serenata, ngjiti për herë të parë në skenë edhe vallen e panjohur të Kapo Beut.

Sipas koreografit të valltareve të Korçës, Bardhi Pojani nuk po ka me krijimtari të re popullore. Nuk ka munguar në festival duke paraqitur qarkun e Korçës edhe klarinetisti i dhjetëra festivaleve e çmimeve kombëtare, Zhani Struga.

Gazetar Norel Zaimi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme