Portreti i fundit i Klimt shitet për 108.4 milion dollarë

Kulturë | 3 vite më parë

Piktura e fundit e Gustav Klimt është shitur për 108.4 milion dollarë, duke e bërë atë veprën më të vlefshme të artit të shitur ndonjëherë në ankand në Evropë.

Zonja me erashkë (Dame mit Fächer) iu shit një koleksionisti nga Hong Kongu. Portreti i gruas pa emër ishte ende në një kavalet në studion e Klimt kur piktori vdiq në 1918.

Piktura, e përshkruar si “një kryevepër e një artisti në kulmin e fuqive të tij”, ka ndikime të forta aziatike dhe është pjesë e tendencës japoneze, e cila i referohet ndikimit të artit dhe dizajnit japonez midis artistëve të Evropës Perëndimore.

Ajo gjithashtu përmban disa motive kineze duke përfshirë feniksin, një simbol i pavdekësisë dhe rilindjes dhe lule zambak uji që nënkuptojnë dashurinë.

Piktori simbolist austriak është më i njohur për punën e tij në kanavacat e veshura me fletë ari si Puthja, 1907-8, dhe Portreti i Adele Bloch-Bauer I, 1907 citon BBC.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme