Mozaiku i Meandrit në Durrës, inxhinierët kërkojnë zhvendosjen e veprës

Mozaiku i Meandrit, zbuluar vite më parë në rrënojat e një pallati në lagjen 11 në Durrës, pritet të zhvendoset.
Mozaiku në fjalë u pastrua nga firma zbatuese e punimeve që po kryen rifiorcimin e pallatit pas dëmeve që shkaktoi tërmeti 4 viteve më parë.
Inxhinieri i firmës zbatuese shprehet se më e mira për këtë monument është që mozaiku të zhvendoset.
Disa ditë më parë objektin e pastruar nga mbeturina të shumta, e vizitoi edhe kryetarja e bashkisë së Durrësit e cila ka mbështetur idenë që mozaiku të zhvendoset drejt muzeut arkeologjik të qytetit.
Mozaiku i Meandrit i përket shekulli të parë dhe është monument i kategorisë së parë që simbolizon lindjen dhe perëndimin e dielli.
Gazetar Norel Zaimi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




