Nata e dytë e Festivalit Folklorik Kombëtar, në skenë grupet folklorike nga Lezha, Vlora dhe shqiptarët e Malit të Zi

Nata e dytë e Festivalit Folklorik Kombëtar, në skenë grupet folklorike Lezha, Vlora dhe shqiptarët e Malit të Zi
Nata e dytë e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, ka ngjitur në skenë grupet folklorike të qarkut të Lezhës dhe Vlorës, si dhe grupin e shqiptareve të Malit të Zi.
Folkori muzikor lezhian erdhi në festival si një pjesë e rëndësishme e krijimtarisë folkloristike shqiptare. Ai ishte përzgjedhur nga tre rajone gjeografike të Lezhes, si dhe nga dy oaze folkloristike, Kallmeti dhe Pllana.
Me interes ishte materiali i sjellë nga grupi folklorik i Vlorës i cili tërhoqi vemendjen me polifoninë e njohur.
Me duartrokitje u priten grupet folklorike të shqiptareve të Malit të Zi, nga Ulqini, Tuzi, Plava, Gucia.
Me repertorin e tyre ata pasurun natën e dytë të edicionit të 11 të Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.
Ndërkaq në Sheshin Çerçiz Topulli ka performuar këngëtjarja e njohur e muzikës së lehtë shqiptare Eranda Libohova.
Pak para natës së dytë gazetarja e RTSH Magdalena Alla përcolli atmosferën me këto intervista.
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




