Merr fund pritja, gati dasma! Nga vendi tek të ftuarit, Iva Tiço zbulon gjithçka.

Kulturë | 3 vite më parë

Sa herë është pyetur për dasmën, planet duket se nuk kanë qenë aq konkrete. Tani jo më. E ftuar në ‘Më prit në fundjavë’ me Ermal Peçi, gazetaria Iva Tiço ka rrëfyer përgatitjet për dasmën e saj. Duket se ajo ka nisur planet madje shumë seriozisht.

Iva i tregoi Ermalit se deri më tani kanë menduar për një dasmë intime dhe jashtë Shqipërisë. Për gazetaren dasma në Shqipëri dashje pa dashje do krijonte pakënaqësi për mos pjesëmarrjen e shumë miqve, të afërmeve ndaj një dasmë jashtë do ti jepte fund diskutimeve ‘përse nuk më ftove dhe mua’.

E fiksuar pas gatimeve Iva s’mund të linte jashtë planeve të saj edhe menunë. Duket se do të ketë një gërshetim mes ushqimeve tona por pa lënë mënjanë edhe prekjen gjermane. Sipas gazetares shpesh në dasmat tona investohet aq shumë tek ushqimet sa pjesa më dërrmuese as nuk konsumohen, gabim që ajo nuk pret të ndodh në dasmën e saj.

Pyetjes së Ermalit nëse dasma vjen vitin tjetër nisur nga planet e bëra, Iva tha se : Mund të jetë edhe brenda këtij viti. Mund të jete 2023, jo 2024.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme