Luizi rekord me pagesat? Herion Mustafaraj: Për filmin nuk investojnë

Kulturë | 3 vite më parë

Herion Mustafaraj zbuloi në programin e Ermal Peçit ‘Më prit në fundjavë’ më shumë rreth filmit të tij ‘Çkrepja’.

Aktori i njohur zbuloi se filmi ishte nisur të ishte me metrazh të gjatë, por për shkak të mungesës së buxhetit përfundoi në metrazh të shkurtër.  Herioni shtoi se preferon të jetë i sinqertë për mungesën e parave sesa të gënjej për to.

‘Ka emra që thonë kam paguar kaq shumë aktorët, shifra marramendëse. E vërteta është ndryshe, i dimë shumë mirë pagesat‘.

A po e ndihmon pjesëmarrja e tij në BBVip për filmat e produksionet e tij? Mustafaraj i tha Ermalit se u fut në reality që të rikthente emrin e tij tek brezat që nuk e njohin dhe kjo ta ndihmonte në projektet e ardhshme.

Si ndihet ai teksa e ka të vështirë të grumbulloj para për filmat teksa koncertet e Luizi Ejllit thuhet se po faturojnë fitime marramendëse mbi 40-50 mijë euro? Herioni pohoi se është i lumtur për fitimet e Luizit e shpreson që ai ta menaxhoj edhe këtë boom ekonomik në periudha afatgjata.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme