Festivali Folklorik i Gjirokastrës, nata e parë në skenë Kukësi , Berati dhe Maqedonia e Veriut

Natën e parë të Festivalit Folklorik Kombëtar në Gjirokastër e kanë hapur grupet e qarkut të Kukësit dhe Beratit si dhe Ansambli Shtetëror Shqiptar i Maqedonisë së Veriut.
Grupi i Qarkut të Kukësit erdhi në këtë festival me disa këngë të vjetra, por që këndohen për herë të parë në skenën e festivalit.
Pas tij performuan edhe qarku i Beratit dhe Ansambli Shtetëror i Maqedonisë së Veriut.
Grupet folklorike u paraqitën me artistë të të gjitha moshave, por ra në sy numri i madh i artistëve të rinj.
Tre ansamblet kanë sjell në skenën e festivalit një ndërthurje mes atyre që kanë kënduar në Gjirokastër vite më parë, por edhe atyre që provuan emocione si artistë për herë të parë në Festivalit Folklorik Kombëtar në Gjirokastër 2023.
Festivali Folklorik i Gjirokastrës, transmetohet në rrjetin e kanaleve të Radio Televizionit Shqiptar.
Gazetar Amela Koçerri
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




