Festivali Folklorik Kombëtar në Gjirokastër, Margariti për RTSH: Rreth 1200 artistë në skenë, festim i madh i traditës tonë

Më 24 qershor deri më 1 korrik do të mbahet në Gjirokastër Festivali Folklorik Kombëtar. Në një intervistë për RTSH, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti foli për këtë ngjarje që ka krijuar një atmosferë festive për artistët dhe vizitorët në qytetin e gurtë.
Ajo tha se do jenë rreth 1200 artistë dhe bartës të folklorit nga mbarë trevat shqiptare që do ngjiten në skenë, si dhe të ftuar nga vendi dhe jashtë tij.
“Edicioni i 11 i festivalit duhet të kishte nisur që në vitin 2022. Vjet morëm vendim ta sjellim festivalin këtë vit, ndërsa ka filluar puna qe vitin që shkoi. Do të jetë festim i madh i rrënjeve tona që trashëgojmë brez pas brezi artizanatin, traditën, shijen.
Ky festival ka një numër të madh pjesëmarrësish e 1200 artistë me në krye drejtorin Thoma Gaqin. Ka qenë një aventurë e gjatë në të gjithë territorin shqiptar për të gjetur repertorë dhe grupet që do të ngjiten në skenë.
400 artiste nga Diaspora dhe pjesë të arbereshëve do të jenë pjesëmarrës. Gjithashtu do të kemi të ftuar special nga Spanja, Maqedonia e Veriut apo edhe artiste nga Franca.
Eventet do të ndodhin gjatë të gjithë ditës duke i shoqëruar të ftuarit në muze apo me aktivitete te ndryshme, duke i treguar të gjithë Gjirokastrën. Festivali do të jetë një model i mire për të treguar punët e mira që kemi bërë. Janë afro 4 mijë shtretër që do të shërbejnë për të gjithë qarkun e Gjirokastrës” tha ministrja.
Margariti zbuloi se do të ketë të ftuar edhe këngëtarë si Marsela Çibukaj, Dren Abazi, Era Rusi për ta modernizuar festivalin.
Ministrja tha se ky festival shumedimensional pritet të ketë impakt në turizëm, evente, por jo vetëm. “Do të kemi takime qe lidhen me trashëgimi, apo me artizanët, për të treguar sesi duhet te jetojë një qytetet me trashëgimi kulturore”, tha ajo.
Festivali Folklorik Kombëtar do të transmetohet drejtëpërdrejtë në RTSH.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




