Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit për Fëmijë, edicioni i 3-të çel siparin në qytetin e Beratit

Kulturë | 3 vite më parë

Mbrëmjen e së martës çeli siparin e tij në Berat, edicioni i 3-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit për fëmijë. Në festivalin e titulluar “1 mbi 1 dritaret”, do të performojnë fëmijët e 8 qyteteve:Shkodër,Lezhë, Kukës, Gjirokastër, Vlorë, Elbasan, Dimal dhe Berat, të cilët do të zbukurojnë qytetin e “një mbi një dritareve” duke shkëmbyer kulturën dhe traditën e qyteteve. Fëmijë të moshave 7-15 vjeç, do të kenë mundësinë të aktrojnë përballë një jurie prestigjoze, të përbërë nga aktorët: Rudina Nallbani, Dori Caushi, Anila Bisha dhe Besnik Bisha.

Çdo mbrëmje, dy qytete do të kenë mundësinë të japin shfaqjet e tyre të fëmijëve të talentuar në aktrim përballë jurisë, e cila në datën 24 Qershor do të ndajë çmimet e fituesve. Artdashësit  e vegjël beratas, të shoqëruar nga prindërit e tyre duartrokitën në natën e parë të festivalit artistët e teatrit të Vlorës dhe Lezhës, të cilët sollën një performancë të magjishme për të gjithë të pranishmit. Qëllimi i këtij festivali është edukimi i fëmijëve nëpërmjet teatrit, duke shkëmbyer kështu kulturën dhe traditat.

Gazetar: Norel Zaimi

/RTSH/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme