Festivali Folklorik Kombëtar, Gjirokastra gumëzhin prej traditës

Prej kohësh Gjirokastra përjeton atmosferën pergatitjeve per Festivalin Folklorik Kombëtar, të identifikuar me emrin e qytetit të gurtë.
Do jenë rreth 1200 artistë dhe bartës të folklorit nga mbarë trevat shqiptare që do ngjiten në skenë, tashmë mitike sa i përket peshës së vlerave që ka mbartur në 43 vite jetë të festivalit. Ikonën e këtyre festivaleve, rekordmenin e pjesëmarrjeve në të, mjeshtrin e polifonisë, Arjan Shehun, e gjetëm duke “krehur “ zërin në prova, zë që e trashëgoi nga të parët.
Lart nga kalaja, ndër dekada kanë jehuar këndshëm, ashtu siç është dhe emblema e skenës së festivalit, rapsodia e veriut me polifoninë labe, ciftelia me gajden, daullja me fyejt baritore, pa harruar folkun e arbëresheve e lahuten malësisë apo polifoninw toske.
Për të patur një atmosferë sa më festive dhe një pritje dinjitoze për artistët dhe vizitorët, qyteti ka kohë që përgatitet. Kalaja, e mbushur me histori dhe krenaria e qytetit prej dekadash me skenën e saj është kthyer në një amfiteatër gjigand.
Festivali i sivjetëm është i 10-ti që zhvillohet në Gjirokastër, vetëm një është zhvilluar në Berat. Në netët e festivalit do ketë dhe aktivitete të tjera kulturore, promovime, panaire produktesh tradicionale, ekspozita etj.
Gazetar: S.Spaho
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




