Shpallen fituesit e fondit për përkthimin letrar nga gjuha shqipe në atë të huaj

Kulturë | 3 vite më parë

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi këtë të enjte ceremoninë e shpalljes së fituesve të fondit të përkthimit nga letërsia shqipe në gjuhë të tjera.

Këtë vit janë rreth 23 shtëpi botuese të cilat kanë aplikuar në këtë fond dhe në këto botime u shpallën 6 fitues.

Ata janë:

Fatos Lubonja me librin “Ridënimi” i cili është përkthyer nga gjuha polake.

Luljeta Lleshanaku me “Fëmijët”, të përkthyer nga gjuha greke.

Diana Culi “Vrasje në Kryeministri” përkthyer nga gjuha arabe.

Juria e këtij edicioni u kryesua nga gazetari dhe përkthyesi Ben Andoni.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit është duke hartuar programe me vende si Serbia dhe Franca për të përkthyer autorë shqiptarë në këto gjuhë.

Gazetare: Klea Neli

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme