Ekspozita “Rrugëtimi ynë”, artistët e Qendrës Kulturore për Fëmijë prezantojnë punimet

Artistët e vegjël të talentuar të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, në përmbylljen e rrugëtimit të tyre artistik, kanë derdhur imagjinatën e tyre në penelata, të cilat i kanë paraqitur në ekspozitën me temë “Rrugëtimi ynë”.
Pas një pune kolosale që bëhet me këta fëmijë përgjatë një viti, nga mësuesit e Qendrës Kulturore, tani ata po marrin frytet e punës së tyre, duke marrë edhe certifikata e diploma për punimet e tyre artistike
2 nga vajzat pjesëmarrëse në Konkursin Ndërkombëtar të Pikturës, i cili u realizua përgjatë një jave në Bitola të Maqedonisë, mundën të merrnin edhe medalje, duke u vlerësuar me çmimin e Artë. Pjesëmarrës në konkurs ishin 25 shtete dhe Shqipëria u vlerësua në 10 shtetet më të mira të kolonisë.
Vajzat shprehen se këto çmime i motivojnë ato që në të ardhmen të punojnë më fort për të realizuar ëndrrën e tyre, e cila është Arkitektura.
Gazetare: Ornela Ceka
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




