Tropoja me muze të ri, BE marrëveshje për rikonstruksionin e godinës

Kulturë | 3 vite më parë

Bashkia Tropojës në bashkëpunim me Zyrën e Integrimit Europian nënshkruan marrëveshjen e projektit për rikonstruksionin dhe vënien plotësisht në funksionim të muzeut.

Numri i madh i turistëve vendas dhe të huaj që po vizitojnë rajonin e Tropojës në vitet e fundit ka sjellë nevojën e ri ngritjes së këtij institucioni të rëndësishëm për memorien e kësaj zone me vlera kulturore dhe tradita.  

Dy zyrat e Integrimit Europian të Tropojës dhe të Tivarit në Malin e Zi fituese të projektit që punojnë në partneritet, nënshkruan marrëveshjen me kryetarin e bashkisë Tropojë, Rexh Byberi për fillimin e punimeve të vënies në punë të Muzeut të Tropojës .

Ky muze është dëmtuar shumë duke humbur edhe një mori objektesh të rëndësishme që nga lashtësia deri në ditët e sotme. Njëkohësisht dëme kanë pësuar disa piktura të mëdha murale mjaft të rëndësishme nga lagështia pasi mbulesa e çatisë është e dëmtuar.

Ndaj gjetja e fondeve për  rehabilitimin e plotë të muzeut nga Bashkia dhe zyra e Integrimit Europian në Tropojë është një hap pozitiv për kulturën e kësaj treve por edhe vënien në funksion të muzeut ndaj turisteve .

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme