Festivali Folklorik Kombëtar, Elbasani përzgjedh materialin prezantues që do mbahet në Gjirokastër

Kulturë | 3 vite më parë

Grupe folklorike, këngëtarë dhe valltarë morën pjesë në koncertin seleksionues në Teatrin Skampa për të përfaqësuar më pas qarkun e Elbasanit në Festivalin Folklorik Kombëtar që do të mbahet në Gjirokastër.

Në skenën e këtij aktiviteti u sollën vlerat e folklorit, këngëve dhe valleve popullore, si dhe veshjeve tradicionale të Shqipërisë së Mesme.

Trupat e se cilës krahinë performuan  përpara një jurie të përzgjedhur nga komisioni artistik I ardhur nga ministria e kulturës.

Sakaq drejtori i kulturës në qarkun e Elbasanit Blendi Gremi ndër të tjera u shpreh i emocionuar se një pjesë e pjesmarrësve i takojnë brezit të ri.

Ndërsa etnologu Thanas Meksi evidentoi faktin se Qarku i Elbasanit ka një pasuri të vyer folklorike dhe në kompeticionin e Gjirokastrës do të përfaqësohet denjësisht.

Festivali Folklorik Kombëtar rikthehet në qytetin e Gjirokastrës pas 8 vitesh ndërsa edicioni i fundit i tij është organizuar në vitin 2015.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme