“Netët e Klipit Shqiptar”, në Ulqin po bëhen përgatitjet e fundit për edicionin e 20-të

Pak orë përpara nisjes së natës gala të festivalit “Netët e Klipit Shqiptar” qyteti i Ulqinit është gati për të mirëpritur edicionin e 20-të të tij.
Poshtë kalasë së qytetit po punohet për montimin e skenës në mënyrë që gjithçka të jetë ashtu siç duhet ndërsa producenti Petri Bozo tregon rreth përgatitjeve të fundit ku thotë se surprizat nuk do të mungojnë.
Për herë të pestë ky festival zhvillohet në qytetin e Ulqinit në Malin e Zi ndërsa organizimi i këtij është një reklamë e mirë për turizmin e zonës.
Edhe për qytetarët dhe turistët që vizitojnë Ulqinin këto ditë premtojnë se do të jenë të pranishëm në këtë eveniment.
Edicioni i 20-të i festivalit “Netët e Klipit Shqiptar” do të transmetohet drejtpërdrejt në ekranin e RTSH.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




