‘Ethet’ e votimit mbërthejnë Eurovision 2023, Shqipëria jep pikët

Finalja e Eurovision 2023 ka mbërritur në momentin vendimtar të votimit të vendeve për të përcaktuar fituesin.
Edhe Shqipëria ka dhënë pikët e saj, ku me pikët maksimale ka vlerësuar Suedinë me 12 pikë me këngën “Tattoo” e kënduar nga Loreen.
Ishte gazetari Andri Xhahu, i cili në një lidhje drejtpërdrejtë nga RTSH 1 në Tiranë për Eurovision 2023 në Liverpool dha pikët e Shqipërisë.
Pikët e tjera i janë dhënë:
10 pikë Armenia
8 pikë Estonia
7 pikë Zvicra
6 pikë Izraeli
5 pikë Belgjika
4 pikë Qipro
3 pikë Australia
2 pikë Italia
1 pikë Spanja
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




