Dita ndërkombëtare e muzeut, Gjirokastra hap dyert për vizitorët vendas e të huaj

Në ditën ndërkombëtare të muzeve Gjirokastra ka hapur dyert, për të mirëpritur vizitorët që vijnë për të shijuar asetet që mbart qyteti i gurtë.
Kamera jonë u ndal në shtëpinë e gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare si dhe në muzetë që ndodhen në kalanë e Argjirosë.
Ciceronët e këtyre muzeve Bruno Pjetri dhe Albana Ismaili shprehen se këto objekte kohët e fundit janë shndërruar në atraksionet më të preferuara nga ana e turistëve
Vizitorët shprehen të mahnitur dhe të impresionuar duke ju referuar vlerave historike dhe kulturore që këto muze përcjellin.
“Impresioni i parë sapo hymë në muze ishte shumë i mirë. Arritëm të kuptonim që do të merrnim shumë informacion për historinë, zakonet dhe kulturën e vendit tuaj. Është hera e parë që vizitoj Shqipërinë. Do të qëndroj 6 ditë këtu është një vend me shumë bukuri natyrore. Jam e interesuar të mësoj për kulturën e vendit tuaj” flasin vizitorët.
Turistët shprehen të interesuar për të vizituar muzetë, të cilët i ndihmojnë të shuajnë kuriozitetin për të mësuar më shumë rreth historisë së vendit tonë dhe veçanërisht të qytetit të gurtë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




