Tradita shqiptare “pushton” skenën e Eurovision 2023, Albina dhe Familja Kelmendi shkëlqejnë në finale

Albina dhe Familja Kelmendi kanë perfomuar të dhjetët në radhë në finalen e madhe të “Eurovision Song Contest 2023” me këngën “Duje”.
Përfaqësuesja e Shqipërisë, Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje” synojnë sot suksesin për të sjellë në Shqipëri Eurovision 2024.
Motivet shqiptare në veshje dhe ngjyrat kuqezi “pushtuan” skenën e Eurovision 2023 në Liverpool Arena, ndërsa vokali mahnitës i Albinës drithëroi publikun në sallë dhe jo vetëm.

Përmes vokalit dhe interpretimit brilant, Albina dhe Familja Kelmendi i dha publikut europian një krijim muzikor me traditë të zhanërit baladë me motive nga Ballkani.
Festivali më i madh i këngës europiane, po transmetohet ‘live’ nga Arena Liverpool dhe jepet drejtpërdrejtë ne RTSH 1, Radio Tirana 1 dhe RTSH Muzikë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




