“Më votoni të tregojmë kush jemi”, Albina Kelmendi në lidhje me skype për RTSH-në nga Liverpuli

Emocionet shtohen për familjen Kelmendi, dy ditë para se të ngjiten në skenën e Eurovision Song Contest 2023.
Albina Kelmendi është e bindur se shqiptarët me zemër të madhe, që ndodhen kudo nëpër botë do e mbështesin që kënga “Duje” të kalojë në finale.
“Është koha që të tregojmë veten edhe më shumë. Jemi një popull I vogël por kemi një zemër të madhe. Kemi shqiptarët gjithandej” tha Albina Kelmendi në një intervistë me skype mbrëmjen e sotme në revistën televizive në RTSH.
Kënga “Duje” fitoi trofeun e edicionit të 61 të Festivalit të Këngës në RTSH, për të shkuar në Festivalin Europian me anë të votave të publikut. Ndërsa Elsa Lila me këngën “Evita’ fitoi çmimin e parë të jurisë.
Në mbrëmjen e 11 majit ata do të performojnë të 14 -tit në skenë.
Albina vete në lidhjen me Skype bashkë me motrat e saj, Vesa dhe Sidorela komentojnë mirëpritjen që i është bërë këto ditë në Liverpul.
“Mikëpritja ka qenë jashtëzakonisht e madhe, sidomos pas provave të para që kemi realizuar në skenën ku do të mbahet Eurovizioni. Gjithçka ka ndryshuar. Komentet i kemi marrë pozitive, po ashtu dhe sondazhet” thotë Albina Kelmendi.
Këngëtarja kërkon mbështetjen e gjithë shqiptarëve për të treguar vlerat e kombit tonë.
“Mezi po presim të dalim në skenë në datën 11. Të bëhet votimi e të tregojmë forcën tonë dhe tju përfaqësojmë në mënyrën më të mirë siç ju kemi premtuar”
Këtë ngjarje muzikore të ndjekur në të gjithë Europën dhe me gjerë mund ta ndiqni në një transmetim ekskluziv në RTSH1, Radio Tirana 1 dhe RTSH Muzikë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




