Ekspozita e veprave të Jakov Xoxës, në Bibliotekën Kombëtare shpërfaqet vepra e plotë letrare

Biblioteka Kombëtare ka çelur sot një ekspozitë me rrugëtimin e plotë letrar të Jakov Xoxës në 100-vjetorin e tij të lindjes.
Pas Qendrës Kombëtare të Librit është Biblioteka Kombëtare e më pas do të jetë Akademia e Shkencave që në radhë njëra pas tjetrës kujtojnë Jakov Xoxën në 100-vjetorin e tij të lindjes.
Biblioteka Kombëtare ka çelur sot një ekspozitë me rrugëtimin e plotë letrar të Jakov Xoxës, duke nisur nga poezia e tij e parë kur ishte 19 vjeç deri te romanet që i dhanë famën dhe rëndësinë e madhe që ka në letërsinë shqipe si: “Lumi vdekur”, “Lulja e kripës”, “Juga e bardhë”.
Duke ekspozuar novelat, dramat, studimet letrare, përkthimet, shkrimet publicistike në shtypin e kohës, kritikën letrare mbi veprën e tij në Kosovë nga Rexhep Qose, Ali Aliu etj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




