“Nuse vetëm për letra”, premiera e komedisë në datat 22 dhe 23 prill

Kulturë | 4 vite më parë

Në teatrin ”Andon Zako Cajupi” në datat 22 dhe 23 Prill pritet të vihet në skenë komedia “NUSE PËR LETRA“, me autor Leka Bungo.

Personazhi kryesor i kësaj vepre që thumbon martesat fiktive për të arritur Amerikën, është një figurë që spikat për humorin, karakterin, dinamikat e ngjarjeve, i cili ndodhet në situata vërtet komike dhe të çuditshme.

Komedia, e shkruar nga Leka Bungo bazohet në realitet, emigrimi edhe përmes martesave fiktive. Subjekti  ka rrëmbyer secilin prej aktorëve, ndërsa njëra prej seancave të provave u ndoq dhe nga kryetari i  bashkisë Korçë Sotiraq Filo.

Në këtë shfaqje në rolet kryesore luajnë aktorët Guri Koço, Blerta Belliu e Juxhin Plovishti ndërsa ka një kastë të përzgjedhur aktorësh, për të përcjellë në mënyrën më të mirë mesazhin e shfaqjes, me notat e humorit. Premiera e komedisë do të shfaqet në datat 22 dhe 23 prill në orën 19:00

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme