Ekskluzive, fituesja e Eurovizionit këndon shqip: Më pëlqen ‘Duje’! Loreen sërish fituese?

Për herë të parë për publikun shqiptar, fituesja e Eurovizion 2012 dhe garuesja e Suedisë në Eurovizion 2023, Loreen dha një intervistë ekskluzive për programin e Ermal Peçi ‘Më prit në fundjavë’.
Loreen me këngën e saj ‘Tattoo’ është pretendentë për të fituar sërish garën muzikore edhe pse i tregoi Ermalit se fitorja nuk është synimi i saj sesa muzika që ka depërtuar në shumë vende të Europës.
Me shaka, Ermali i drejtohet Loreen: A nuk u lodhe duke fituar?
‘Nuk është fitorja e rëndësishme, po përpiqem të bëj diçka ka të bukur për njerëzit. Nuk i dihet çfarë do sjell zoti, do bëj më të mirën’. – tha Loreen.
Gjatë bisedës me shumë energji dhe batuta miqësore ajo tregoi se fjala shqipe që di, që ka mësuar është ‘hajde’ ndërsa foli me shumë dashuri për këngën ‘Duje’ në Eurosong.
‘Ajo është një këngëtare shumë e mirë, shumë e vërtetë kur këndon. Më pëlqen që degjon edhe kulturen shqiptare në atë këngë, më pëlqen edhe melodia. Mësoj diçka për kulturën shqiptare nga kjo këngë. Më pëlqën shumë ‘Duje’
Ermali e fton Loreen ta këndojnë këngën bashkë dhe ajo na surprizoi të gjithëvë teksa këndonte disa çaste nga kënga jonë. Por a mund të fitoj Shqipëria?
‘Nëse zoti do që të ndodhi, do jem shumë e lumtur. Ne këndojmë, fitojmë, humbasim, është puna jonë. Nëse njerëzit duan, le të fitoj’ – tregoi Loreen në intervistën e saj ekskluzive me Ermal Peçi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




