Hapet në Çikago muzeu “First Kings of Europe”, Shqipëria prezantohet me 17 objekte të rralla

“Field Museum” në Chicago, në bashkëpunim me 26 muze dhe institucione shkencore të 11 vendeve në Gadishullin e Ballkanit, hapi për herë të parë muzeun “First Kings of Europe”, me më shumë se 700 objekte origjinale, të prodhuara e të jetuara më shumë se 5000 vjet më parë, në këtë rajon.
Në këtë hapësirë Shqipëria prezantohet me 17 objekte të rralla, pjesë e fondit të Muzeut Arkeologjik, Tiranë, që datojnë nga shekullit VI – IV para Krishtit.
Ministrja e Kulturës Elva Margariti, e pranishme në këtë event, u shpreh krenare që trashëgimia kulturore shqiptare bëhet pjesë e një mozaiku të jashtëzakonshëm, krijuar mijëvjeçarë më parë.
Sipas saj, “ky muze jo vetëm dëshmon pasurinë shqiptare, por është edhe një hap më tej në bashkëpunimin ballkanik”.
Zonja Margariti theksoi se, këtë ngjarje do ta shfrytëzojmë për të diskutuar rreth çështjeve me rëndësi për promovimin e kulturës shqiptare, duke e kthyer në një nxitës zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm.
“Hapja e “First Kings of Europe” me dëshmi arkeologjike të 11 vendeve të Ballkanit nga “Field Museum” në Chicago, një ngjarje e rëndësishme për njohjen e promovimin e kulturës së këtij rajoni të pasur me histori e trashëgimi”, tha Ministrja e Kulturës Elva Margariti.


/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




