Piktura e Kandinsky e gjetur nga trashëgimtarët e viktimave të Holokaustit shitet për 45 milionë dollarë

Një pikturë e modernistit rus Wassily Kandinsky që dikur i përkiste viktimave të Holokaustit nazist, është shitur për 44.55 milionë dollarë në Sotheby’s në Londër.
Një rekord i mëparshëm botëror për një vepër të Kandinsky u vendos në vitin 2016 me shitjen e “Rigide et Courbé” për 23.3 milionë dollarë në Christie’s në Nju Jork.
Sipas dokumenteve familjare, piktura e Kandinsky, mes veprave të tjera, u dërgua në Holandë dhe supozohej se i kishte kaluar një tregtari që plaçkiti asetet hebraike në vendin e pushtuar, përpara dëbimit dhe vdekjes së Johanna Margarete në Aushvic në 1944, thuhet në katalogun e Sotheby.
Më vonë ajo u shit në Van Abbemuseum nga një tregtar tjetër në 1951.
Të ardhurat e shitjes do të ndahen midis 13 pasardhësve të mbijetuar dhe gjithashtu do të financojnë kërkime të mëtejshme për të gjurmuar koleksionin e gjerë të artit të familjes së tyre, citon CNN.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




