Ekspozitë për 555-vjetorin e vdekjes, pasqyrohen gravura dhe portrete të jetës e betejave të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Në përkujtim të 555-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, Muzeu Historik Kombëtar çel ekspozitën me titull “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, kalorësi i lirisë së shqiptarëve”.
Me anë të faksimileve, gravurave dhe portreteve të autorëve të ndryshëm, vizitorët do të kenë mundësi të njihen me fragmente të jetës dhe betejave më të rëndësishme që ka zhvilluar Heroi Kombëtar i shqiptarëve.
Kjo ekspozitë do të bëjë një tur në disa qytete të Shqipërisë dhe jashtë saj, si në Prishtinë, Shkup, Mal të Zi dhe Ulqin. Kjo, falë edhe vlerës së madhe historike që kanë të gjitha gravuret e pasqyruara, në mënyrë që për këdo, të ketë një mozaik më të plotësuar njohurish rreth heroit Kombëtar.
Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për rreth 2 javë në hollin e katit të dytë të Muzeut Historik Kombëtar. Duke qenë se ky është një vit jubliar përkujtimor për Gjergj Kastriot Skënderbeun, Muzeu Historik Kombëtar do të zhvillojë në vijim të tjera aktivitete në nderim të figurës së tij.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




