“Ricchi e Poveri”, dhuron koncert në Vlorë, grupi mitik i muzikës italiane emocionon artdashësit me hitet e viteve 80‘

“Ricchi e Poveri”, grupi mitik i muzikës italiane ka dhuruar një mbrëmje të magjishme për artdashësit vlonjatë, në skenën e teatrit “Petro Marko”. Artistët italianë Angela Brambati dhe Angelo Sotgiu, kanë performuar një repertor të përzgjedhur, këngë që konsiderohen si hitet e viteve 80’.
Një ngjarje të jashtëzakonshme kulturore dhe një nostalgji e rikthim në kulturën e muzikës italiane të viteve 80’, e kanë quajtur koncertin e “Ricchi e Poveri”, spektatorët e shumtë të pranishëm në këtë event muzikor, ku nuk munguan njerëz të artit dhe kulturës, si dhe autoritete të pushtetit në Vlorë.
Ndërkohë artistët italianë janë nderuar nga kryebashkiaku i Vlorës me titullin “Mirënjohje e Qytetit”, me motivacionin: “Për nderimin që i bëhet Vlorës me koncertin e tyre, për të gjitha mendimet e lira që i kanë dhuruar Shqipërisë dhe Vlorës posacërisht si vendi më afër detit, për shijen e muzikës që ata kultivuan dhe për të gjithë nostalgjinë që përmes zërit të tyrë do të jetojmë gjithmonë!”
Artstët italianë Anxhela Brambati dhe Anxhelo Sogiu, në fund të koncertit u treguan shumë falenderues dhe mirënjohës për pritjen e publikut vlonjat. Ata premtuan se do të rikthehen përsëri në Vlorë, edhe për pushime.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




