Pas Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, edhe Bullgaria tërhiqet nga Eurovizion

Pas Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, Bullgaria është bërë vendi i fundit që ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm. Arsyeja është e njëjtë, rritja e tarifës së hyrjes, pasi vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë për të kompensuar paratë e humbura pas përjashtimit të Rusisë nga konkursi.
Se sa paguan çdo transmetues pjesëmarrës për të hyrë nuk bëhet publike, por kostoja totale midis të gjithë pjesëmarrësve zakonisht shkon deri në rreth 5 milion dollarë.
Rusia dikur ishte një kontribuues i rëndësishëm financiar, por u përjashtua nga kompeticioni pas pushtimit të Ukrainës.
Ukraina ishte fituesja e Eurovizionit të këtij viti, por festivali do të zhvillohet në Britani për shkak të luftës, teksa Liverpool u zgjodh si qyteti pritës./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




